Rikthehen maskat kundër Covid-19 në shkollat e SHBA
Rritja eksponenciale e rasteve të reja me Covid-19 duket se ka ngritur alarmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet arsimre kanë vendosur që në disa shkolla të urdhërohet mbajtja e maskës me detyrim pasi variant BA.2 po shton infektimet.

Aktualisht maskat mbrojtëse kundër Covid-19 janë rikthyer në disa institucione arsimore. Në SHBA vazhdon rritja e rasteve, ndërsa shumë qytete janë cilësur si zona me shkallë të lartë kontaminimi.

Në Louisville, qyteti më i madh në Kentaki, është vendosur domosdoshmëria e mbajtjes së barrierave mbrojtëse, ndërsa në Atlanta dhe Georgia, pajisjet do të nevojiten edhe për punonjësit e institucioneve arsimore. Los Angeles dhe San Diego po shqyrtojnë protokollin, ndërsa pritet një vendim në ditët në vijim.

Edhe Europa po përballet me shifra të infektimeve masive në një kohë që jemi në pikun e sezonit tursitik, ndërsa sa i përket rikthimit të maskave me detyrim, ende nuk ka një rishikim të protokolleve për rithimin e maskave.

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë