Roja bregdetare algjeriane qëllon për vdekje dy turistë me Jet Ski
Roja bregdetare algjeriane ka qëlluar për vdekje dy turistë që po pushonin në Marok, të cilët thuhet se kanë humbur në ujërat algjeriane me Jet Ski-të e tyre.
Ata ishin mes katër shtetasve francezo-marokenë që ishin nisur nga vendpushimi maroken i Saidia. Një anëtar i tretë i grupit u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin e mbyllur të dy shteteve.
Të dy kombet kanë një histori të gjatë tensionesh, pasi vazhdojnë të kundërshtojnë Saharën Perëndimore. Kufiri mes tyre u mbyll në vitin 1994, ndërsa Algjeri i ndërpreu marrëdhëniet dy vjet më parë. Ajo akuzoi Marokun për akte armiqësore një akuzë e refuzuar nga Rabat.
Të shtënat shkaktuan zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi pamjet e një trupi të pajetë që notonte në det. Mohamed Kissi ishte i vetmi nga grupi prej katër vetash që u kthye në Marok, raporton agjencia e lajmeve AFP, duke cituar mediat marokene.
“Ne humbëm, por vazhduam derisa u gjendëm në Algjeri,” tha zoti Kissi, vëllai i të cilit Bilal u vra. Ai tha se grupit i kishte mbetur gjithashtu pa karburant.
“Ne e dinim se ishim në Algjeri sepse një gomone e zezë algjeriane erdhi drejt nesh” dhe ata në bord “qëlluan drejt nesh”, tha ai.
“Falë Zotit nuk u godita, por ata vranë vëllanë dhe shokun tim”, shtoi ai.
Kissi mohoi se grupi kishte tentuar të arratisej kur u zbuluan nga roja bregdetare, duke u thënë mediave lokale se vëllai i tij kishte tentuar të fliste me zyrtarët përpara se të qëllohej.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë