Rokadë në qeverinë greke, pas situatës me zjarret, kryeministri shkarkon ministrin e Mbrojtjes Civile
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis riorganizoi kabinetin e tij qeveritar duke shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Civile pas kritikave të ashpra ndaj mënyrës se si u reagua ndaj zjarreve të cilat gjatë muajve të verës dogjën me qindra hektarë tokë dhe banesa. Të paktën dy persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u detyruan të evakuohen.
Mitsotakis, qeveria konservatore e të cilit mori detyrën në korrik të 2019, ka kërkuar falje publike për vonesat dhe reagimin zyrtar ndaj zjarreve, dhe premtoi se do të korrigjonte gabimet.
Një ditë më parë ai zëvendësoi Ministrin e Mbrojtjes së Qytetarëve me Takis Theodorikakos, një analist politik dhe ish-ministër i Brendshëm. Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, i cili gjithashtu kishte luajtur një rol kritik në luftimin e zjarreve të gushtit, u transferua në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai gjithashtu transferoi ministrin e Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, i cili vitin e kaluar mbikëqyri kontrollin e suksesshëm të Greqisë të valës së parë të infeksioneve COVID-19, tek Ministria e Turizmit.
Qeveria njoftoi po ashtu krijimin e një ministrie të veçantë të Mbrojtjes Civile. Ndryshimi i kabinetit qeveritar në shtetin fqinj, ku ministri i Financave dhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias do të mbeten në të njëjtën detyre, vjen më pak se dy javë para se Mitsotakis të përcaktojë politikën e tij ekonomike për vitin 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Vrasësit e heshtur’: Përse Greqia po vendos t’i vë emër valëve të të nxehtit?
- Muri Greqi-Turqi, 40 km shtesë kundër emigrantëve të paligjshëm
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet