Ronaldo thyen ligjet e Arabisë Saudite, avokatët: Nuk do merren masa ndaj lojtarit
Arabia Saudite është një shtet i njohur njohur për ligjet të rrepta dhe zakonet kulturore, dhe njëra prej tyre ndalon personat e pamartuar të jetojnë me njëri-tjetrin, por a mund të ndryshohet kjo në të ardhmen.
Të paktën, nëse je Cristiano Ronaldo për të cilin duket se mbyllen sytë.
Superylli portugez përfundoi së fundmi një lëvizje mega-monetare në Lindjen e Mesme, duke iu bashkuar ekipit të Arabisë Saudite Al-Nassr FC në një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me vlerë rreth 200 milionë euro në vit.
Ai mori me vete edhe supermodelen spanjolle dhe të dashurën e tij Georgina Rodríguez me të cilën ka edhe 3 fëmijë, por ata nuk janë të martuar.
Por pyetja e madhe në mendjen e shumë njerëzve është, a do të lejohen ata të jetojnë së bashku në Arabinë saudite?
Epo, ekspertët ligjorë sauditë thuhet se kanë konfirmuar se autoritetet saudite do të “bëjnë një sy qorr” për të akomoduar një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke e lejuar atë dhe partnerin e tij të vendosen në pronën e tyre luksoze.
Sipas gazetës spanjolle EFE, statusi i Ronaldos e bën atë të mos dënohet
Agjencia citoi gjithashtu opinione nga dy avokatë sauditë, të cilët deklaruan se autoritetet nuk kanë gjasa të ndërmarrin ndonjë veprim ligjor kundër lojtarit.
“Autoritetet e Arabisë Saudite, sot nuk ndërhyjnë në këtë çështje por ligji vazhdon të ndalojë bashkëjetesën jashtë martesës”, shtoi një tjetër.
Por ndërsa çifti mund të lejohet të jetojë me njëri-tjetrin, ata do të duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të respektojnë normat dhe ligjet e tjera kulturore të vendit. Ligjet në Arabinë Saudite janë krejt të ndryshme nga ato në Evropë dhe mund të jenë shumë më të rrepta, veçanërisht kur bëhet fjalë për drejtësinë penale, të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të drejtat LGBT dhe lirinë fetare.
Në veçanti, Gerognina Rodríguez do të duhet të ndjekë kodet e veshjes në vend, ku gratë pritet të vishen në mënyrë konservatore dhe të mbulojnë shpatullat dhe gjunjët në publik. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se Arabia Saudite ka ndërmarrë hapa në vitet e fundit për t’u modernizuar. Pritet të shohim nëse familja Ronaldo do t’i bindet traditës saudite.
LEXONI GJITHASHTU
Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit