Rovena Daja nga ISHP: Gjendja e Silva Binos në spital e stabilizuar, kemi komunikuar, është mirë

29 Shtator 2020 | 18:51

Mjekja Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik tregoi për Ilva Now se gjendja e drejtoreshës së departamentit të Epidemiologjisë, Silvia Bino, e infektuar së fundmi nga COVID-19 dhe shtruar në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, është e mirë dhe e stabilizuar.

“Doktoreshë Silva [Bino] është shtruar në QSUT për të qenë nën kujdesin e mjekëve, por normalisht gjendja e saj është e stabilizuar dhe e mirë dhe nga komunikimet me telefon që kemi pasur gjendja e saj duket e mirë dhe e qetë,” – tha mjekja Daja teksa analizoi situatën e përgjithshme të pandemisë.

Duke analizuar vijimin e pandemisë në këto muaj dhe vijimin më tej, Daja tha se ndryshe nga pritshmëritë, deri më tani, pas dy javëve të para të hapjes së shkollave nuk ka pasur rritje të rasteve me COVID-19, kjo sipas saj për shkak të menaxhimit të mirë të situatës.

“Kemi raste sporadike në shkolla, nxënës ose mësues të cilët janë menaxhuar mirë nga njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, nuk kemi shpërthime dhe jemi shumë mirë në shkolla dhe shpresoj të vazhdojmë kështu,” – u shpreh mjekja duke kujtuar se vajtja në shkollë mund t’u shërbejë nga ana psikologjike fëmijëve.

Për sa u përket universiteteve, për të cilët viti akademik do të nisë më 2 nëntor, Daja kujtoi se studentet po shkojnë aktualisht në universitete duke kryer provimet, por me nisjen e sezonit të ri do të monitorojnë situatën për të vendosur më pas nëse do të alternohet apo jo mësimi.

Gjatë intervistës për Ilva Now, mjekja Daja apeloi qytetarët që të bëjnë vaksinën e gripit sezonal, në mënyrë që rastet e dyshuara për COVID-19 të ulet, kjo pasi qytetarët më pas do ta kenë më të qartë nëse do kenë simptoma se ato nuk do të jenë të gripit.

 

Lexoni gjithashtu:

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino infektohet nga Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021