Rradhë për të blerë librin e Harryt, detajet që “shkundin” familjen Mbretërore

10 Janar 2023 | 15:30

Libri i autobiografik i Princit Harry, i cili ka trazuar familjen mbretërore u botua më në fund.

Detaje të tjera pritet të dalin mbi sherret e brendshme në familjen mbretërore britanike, deklarata-bombë mbi marrëdhëniet mes anëtarëve të saj si dhe përshkrime të mënyrës sesi u dashurua me të shoqen, aktoren Meghan Markle.

Shumë detaje nga libri i titulluar “Spare”, janë  shfaqur tashmë në media, por kureshtarët do të kenë mundësinë të marrin në dorë dhe një kopje të kujtimeve të princit, përfshirë edhe momentet kur mësoi për vdekjen e nënës Princeshë Diana, raportet me babanë mbretin Charles, me të vëllanë Willaim por edhe marrëdhënia me mbretëreshën e ndjerë Elizabeth 2.

Mjaft britanikë u dyndën nëpër dyqane për të blerë “Spare”.

Libri  po  renditet si një nga best-sellerët e Amazon në Website-t e kompanisë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada.

Në libraritë e Britanisë libri po shitet për 14 paund, disa librari u hapën që në mesnatë për shitjen e librit të shumëpërfolur i titulluar “Spare”, ose “En La Sombre”, në hije siç e kanë përkthyer spanjollët

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026