Rrathë të shenjuara në park për të garantuar distancën fizike të vizitorëve
Autoritetet në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të lejojnë rihapjen e parkut Dolores, por me kushtin që vizitorët të respektojnë masat e distancimit fizik.
Në park janë shënjuar rrathë të shumtë në mënyrë që vizitorëve t’u garantohet siguria shëndetësore.
Parku Dolores është një nga më i frekuentuarit në San Francisco. Më parë ai qe mbyllur krejtësisht.
Shenjimi i dhjetëra rrathëve me largësi të përcaktuara nga njëra-tjetra është parë si mënyra e duhur për të garantuar distancën fizike. E njëjta praktikë është njdekur edhe në New York.
Kalifornia është një nga shtetet me masat më të rrepta kufizuese në SHBA.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga pandemia. Ata kanë raportuar mbi 1.5 milionë të infetkuar dhe rreth 94 mijë viktima nga COVID-19, ndërkohë të papunët thuhet se kanë shkuar në 39 milionë.
Lexoni gjithashtu:
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet