Rrëfehet mjeku izraelit: Nuk janë bombarduar spitalet në Gaza, por bazat terroriste

16 Nëntor 2023 | 07:49

Mjeku izraelit Gedalya Fendel është shprehur se në Gaza nuk janë bombarduar spitalet, por bazat terroriste.

Komentet Fendel i bëri përmes një lidhjeje direkte në emisionin “Good Morning Albanians” në EuroNews, ku tha se kudo në Gaza ka njerëz të vdekur, por që sipas tij, nuk janë vrarë nga ushtria izraelite, por nga Hamasi.

Ai tha gjithashtu se është jo vetëm në shërbim të ushtrisë izraelite, por edhe të çdo personi tjetër në Gaza që ka nevojë për ndihmë.

“E kuptoj që po pyet për Gazën, por ato nuk janë spitale, janë zona terroristësh. Ne kemi gjetur armë. Jam me ushtrinë izraelite brenda Gazës, duke ndihmuar ushtarët e plagosur dhe këdo tjetër që është plagosur.

Nuk mund të jap më tepër informacion se ku ndodhem. Unë jam vetëm me ushtrinë. Kushdo që ka nevojë për ndihmë, ose palestinas. Kam parë njerëz të lënduar. Kam ndihmuar një zonjë, derisa ajo u stabilizua.

Prandaj jemi në Gaza, ky është qëllimi ynë. Ne shohim në rrugë njerëz të vdekur, asnjë nuk i ka vrarë nga Izraeli, por i ka vrarë Hamasi”, është shprehur mjeku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026