Rregulla më të forta për pasuritë e sekuestruara, përfshihen kriptomonedhat

9 Shkurt 2026 | 20:09

Pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara do të administrohen më shpejt dhe nga një institucion i vetëm. Projektligji  i cili sjell ndryshime në ligjin aktual “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara” është depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, dhe synon përmirësimin e kuadrit ligjor për menaxhimin dhe përdorimin e këtyre aseteve nga shteti.

Ndryshimet parashikojnë zgjerimin e objektit të ligjit, duke përfshirë jo vetëm pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga organet e drejtësisë, por edhe të atyre që konfiskohen nga pushtetit vendor, që janë kryesisht ndërtimet pa leje. Në kuadër të ndryshimeve, parashikohet krijimi i një fondi të posaçëm të dedikuar për administrimin e ndërtimeve pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për funksione zhvillimore, sociale apo institucionale.

Një risi kryesore është parashikimi që Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të kryejë vetë edhe procedurat e shitjes së pasurive, përveç qiradhënies, përmes ankandit publik, duke marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për vlerësimin, administrimin dhe transferimin e të ardhurave. Drafti përfshin gjithashtu kriptomonedhat në kategorinë e pasurive të luajtshme që mund të sekuestrohen dhe konfiskohen, duke i dhënë bazë ligjore për herë të parë administrimit të tyre nga institucionet shtetërore.

Sipas relacionit shpjegues, projektligji synon të shkurtojë afatet procedurale të administrimit dhe shitjes së pasurive, të rrisë eficiencën e përdorimit të tyre dhe të kontribuojë në rritjen e të ardhurave publike, pa sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Diskutimi në komisione parlamentare pritet të fokusohet në mënyrën e zbatimit të risive, mekanizmat e kontrollit dhe rolin e institucioneve përgjegjëse në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026