Rrëmbyen dhe dhunuan një biznesmen për t’i marrë para, në pranga 2 autorët në Tiranë! Në kërkim një tjetër
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë lidhur me rrëmbimin dhe dhunimin e një biznesmeni 32-vjeçari. Policia bën me dije se dy të arrestuarit së bashku me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim kanë kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj 32-vjeçarit për përfitimin e një vlere monetare.
Policia ka sekuestuar 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme. Mësohet se rrëmbimi ka ndodhur më datë 31 mars dhe 32-vjeçari është mbajtur për disa orë në një ambient privat.
Të arrestuari janë identifikuar si Hysen Neza dhe Kevin Neza. Personi në kërkim është identifikuar si Jurgen Neza. Ai është vëllai i të arrestuarit Kevin Neza.
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”. Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar.
Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.
Në kuadër të operacionit: -u ndaluan shtetasit Hysen Neza 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç; -u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre