Rrëshqitje dheu në Ekuador, humbin jetën 16 persona, zhduken 7 të tjerë

27 Mars 2023 | 18:28

Të paktën 16 persona kanë vdekur në rrëshqitjet e dheut të shkaktuar nga reshjet e dendura në jug të Ekuadorit, tha qeveria të hënën.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të dielën në mbrëmje ku 16 persona humbën jetën dhe rreth 500 persona u plagosën, tha në një deklaratë Sekretariati i Menaxhimit të Rrezikut (SNGR).

Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso tha në Twitter se zjarrfikësit nga zonat fqinje ishin vendosur në fshatin Alausi në provincën Chimborazo, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit, “për t’u kujdesur për qytetarët e prekur”.

Imazhet e shpërndara në mediat lokale treguan dhjetëra shpëtimtarë dhe civilë që përpiqeshin të pastronin mbeturinat me dorë në fund të natës me vetëm pishtarë për dritë në rajonin malor.

Autoritetet thanë se po kërkojnë shtatë persona të zhdukur.

Që nga fillimi i vitit, shirat e dendur në Ekuador kanë çuar në vdekjen e 22 personave, kanë shkatërruar 72 shtëpi dhe kanë dëmtuar më shumë se 6,900, sipas SNGR.

Reshjet kanë shkaktuar afro 1000 ngjarje të rrezikshme, si rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026