Rreth 100 beteja ushtarake në 24 orë, Ukraina raporton për viktima nga sulmet ruse

27 Janar 2024 | 10:45

Nëntëdhjetë e tetë beteja ushtarake janë zhvilluara mes trupave ukrainase dhe ushtrisë pushtuese ruse gjatë 24 orëve paraprake, tha ushtria ukrainase mëngjesin e 27 janarit, duke shtuar se Rusia ka kryer po ashtu disa sulme me raketa, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

“Ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Megjithatë, në njoftimin e Shtabit nuk u dhanë më shumë detaje për viktimat.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, forcat ruse kryen tetë sulme me raketa dhe katër sulme ajrore si 78 sulme me sisteme raketore. Sulmet u kryen ndaj pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe zonave të banuara dhe sipas Shtabit, dronët Shahed – të prodhimit iranian – dhe raketat balistike Iskander janë përdorur në sulme, shkruan REL.

Një numër “i ndërtesave të banimit, shkollave, çerdheve, qendrave tregtare dhe infrastrukturës tjetër civile janë shkatërruar apo dëmtuar” nga sulmet e fundit ruse, u tha në njoftimin e ushtrisë ukrainase.

“Mbi 120 vendbanime janë sulmuar në rajonet e Çernihivit, Sumit, Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës, Dnipropetrovskit, Hersonit dhe Mikolajivit”, u tha në njoftim.

Ushtria ukrainase po ashtu tha se forcat e saj kanë zmbrapsur dhjetëra sulme ruse në tetë drejtime, përfshirë në Avdijivka, Bahmut, Marjinka dhe Kupjansk, në provincën lindore të Donjeckut.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ukraina varet shumë nga ndihmat ushtarake që i japin partnerët e saj perëndimorë për të luftuar kundër forcave ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026