“Rreth 20 deputetë të rinj”, çfarë pritet të ndodhë në seancën e Kuvendit të Kosovës

15 Prill 2025 | 08:27

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025 në Kosovë, janë shënuar ndryshime të dukshme në përbërjen e re të Kuvendit. Nga gjithsej 120 deputetë, rreth 20 prej tyre do të jenë për herë të parë pjesë e këtij institucioni legjislativ.

Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë partia fituese me 42.30% të votave, duke siguruar 48 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 20.95% të votave dhe do të përfaqësohet me 24 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 18.27% të votave, përkatësisht 20 ulëse në Kuvend. Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 7.06% të votave, duke siguruar 8 deputetë.

Vetëvendosje do të përfaqësohet me më shumë se 10 deputetë të rinj, përfshirë emra si Edona Llalloshi, Drita Pajaziti, Agim Bahtiri, Ilir Kërçeli, Bilbil Sokoli, Ejup Maqedonci dhe Liza Gashi.

Edhe PDK do të ketë përfaqësues të rinj si Sala Jashari, Jakup Nura, Artan Behrami, Kosovare Murseli, Altin Krasniqi dhe Xhevahir Geci. Nga LDK për herë të parë në Kuvend do të jenë Fadil Hadergjonaj, Jehona Lushaku Sadriu, Alban Zogaj, Krenar Xhaferi, Paris Guri, Arjeta Abazi dhe Serbeze Muçaj.

Sot pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Tradicionalisht, ajo do të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu në moshë – këtë herë, Avni Dehari dhe Sala Jashari, raporton KosovaPress.

Formimi i këtij Kuvendi me përfaqësues të rinj dhe një përbërje të re politike pritet të sjellë një frymë të re në proceset legjislative dhe politike të vendit në vitet në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026