Rreth 43 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova në 2021
Gjatë vitit 2021 janë larguar nga Kosova 42 mijë e 728 qytetarë.
Rritje më të madhe të emigrimit ka shënuar komuna e Gjilanit me 4 mijë e 320 qytetarë, të cilët kanë ‘braktisur’ vendin.
Tetë komunat më të prekura nga migrimi janë: Gjilani, Prizreni, Prishtina, Vushtrria, Suhareka, Malisheva, Gjakova dhe Podujeva, raporton KosovaPress.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vlerësimin e popullsisë për vitin 2021, thuhet se pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legal.
“Gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 391 persona. Është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë: ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 7 353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4 122 persona dhe kanë emigruar 42 mijë e 728 persona”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.
Kurse, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë). Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë).
Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1 milion e 773 mijë e 971 banorë rezidentë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore