Rreth një milionë personave në Kinë u është dhënë vaksina eksperimentale anti-Covid

20 Nëntor 2020 | 14:11

Kompania farmaceutike kineze Sinopharm ka konfirmuar se rreth një milionë personave u është dhanë “në emergjencë” nga dy injeksione të një vaksine në faza eksperimentale.

Efektshmëria mbetet e panjohur ndërkohë që kompania farmaceutike nuk ka shërbyer ende të dhëna klinike nga testet e kryera më parë për vaksinën.

Prej verës, Kina ka lejuar injektimin e vaksinave – të cilat nuk janë aprovuar ende për përdorim të gjerë – në rastet e konsideruara si emergjente, si për shembull për punonjës dhe studentë të cilëve u duhet të lëvizin jashtë shtetit, apo edhe për punonjës të sistemit shëndetësor.

“Vaksina jonë u është injektuar rreth një milionë njerëzve dhe nuk kemi pasur ende ndonjë raportim për efekte serioze anësore,” – tha presidenti i Sinopharm Liu Jingzhen në një deklaratë të shfaqur në web-faqen e kompanisë.

Sipas kompanisë farmaceutike, e cila zotërohet nga shteti kinez, asnjë prej personave të cilët janë vaksinuar, nuk është prekur nga COVID-19, pavarësisht faktit se ata “kanë udhëtuar në më shumë se 150 shtete ku virusi ka qenë aktiv”.

Kina është vendi nga ku koronavirusi i ri buroi në fund të vitit 2019. Ajo aktualisht thuhet se ka katër vaksina në fazën e tretë testuese mbi disa kampione njerëzish. Kjo është faza e fundit që duhet për të marrë një aprovim nga instancat e shëndetësisë për përdorim masiv në publik.

Autoritetet kineze prej muajsh raportojnë shumë pak raste të reja me infeksionin e COVID-19 duke pretenduar se prej pranverës kanë mundur ta vënë nën kontroll pandeminë.

Përveç testeve në Kinë, kompanitë farmaceutike kineze po kryejnë gjithashtu teste edhe jashtë.

Sinopharm, e cila ka dy nga katër vaksinat që po testohen në fazën e tretë, po kryen teste në Emiratet e Bashkuara Arabe, Peru, Egjipt dhe Jordani.

Pavarësisht deklaratave, kompania farmaceutike nuk ka publikuar asnjë bazë të dhënash mbi efektshmërinë e vaksinës.

Presidenti kinez Xi Jinping ka premtuar se çdo vaksinë që do të marrë aprovimin në vendin e tij, “për të mirë të përgjithshme” do të bëhet “për prodhim global” dhe do t’u vihet në dispozicion edhe vendeve në zhvillim.

Konkurrenca botërore mes kompanive farmaceutike për zhvillimin e një vaksine të efektshme ndaj COVID-19 është bërë ndjeshëm e fortë javët e fundit.

Bashkëpunimi i kompanive gjermane dhe amerikane Pfizer dhe BioNTech dhe kompania amerikane Moderna kanë publikuar së fundmi të dhëna premtuese me efektshmëri 95 dhe 94.5% të vaksinave të tyre, të cilat mbeten ende në fazën e tretë të testimit.

Kompanitë në fjalë presin që brenda muajit dhjetor të marrin dritën jeshile për prodhimin në masë dhe shpërndarjes së vaksinave.

Po gjatë kësaj jave, drejtori i përgjithshëm i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, tha se ata do t’i drejtoheshin menjëherë për licencim autoriteteve të shëndetësisë.

Thuhet se Pfizer dhe BioNTech kanë prodhuar deri më tani 20 milionë doza, dhe po punojnë për të prodhuar edhe 50 milionë të tjera brenda vitit me synimin që ato të shpërndahen duke filluar viti i ardhshëm.

 

Lexoni gjithashtu:

Furnizimi me vaksina, Von der Leyen: T’i dhurojmë Ballkanit, tepricat e Evropës

Shpërndarja e vaksinës së Pfizer mund të fillojë brenda dhjetorit

A do të funksionojë vaksina kundër COVID-19 dhe a do të sjellë ajo fundin e pandemisë?

Vaksina e Oxford prodhon përgjigje imune tek personat mbi 56 vjeç

Gara e vaksinës anti-Covid, Pfizer siguron 95% efektshmëri, kërkon aprovim emergjent nga SHBA

COVID-19 në Evropë: 2 milionë të prekur në Francë, 731 viktima në Itali

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026