Rrezik pranë OKB-së në New York, Shërbimi Sekret i SHBA ndalon sulmin
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka ndërhyrë për të çmontuar një rrjet të rrezikshëm pajisjesh telekomunikacioni, i cili kishte potencialin të bllokonte sistemin celular në qytetin e New York-ut, në kulmin e mbledhjes së liderëve botërorë për 80-vjetorin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas BBC, autoritetet amerikane zbuluan muajin e kaluar më shumë se 300 serverë SIM dhe mbi 100 mijë karta SIM, që mund të përdoreshin për sulme masive telekomunikimi. Agjenti i posaçëm i Shërbimit Sekret, Matt McCool, deklaroi se ky rrjet kishte aftësinë të “çaktivizonte kullat celulare dhe të shkatërronte rrjetin celular të New York-ut”.
Pajisjet u zbuluan brenda një rrezeje prej 56 kilometrash nga selia e OKB-së, ndërkohë që hetimet zbuluan një skemë të mirëorganizuar dhe të financuar nga aktorë shtetërorë dhe individë të identifikuar nga agjencitë federale. Sipas zyrtarëve, pajisjet kishin kapacitetin të dërgonin deri në 30 milionë mesazhe në minutë, të ndërprisnin komunikimet e emergjencës dhe të dërgonin mesazhe të koduara drejt grupeve kriminale dhe organizatave terroriste.
Gjatë operacionit, përveç pajisjeve telekomunikuese, u sekuestruan edhe 80 gram kokainë, armë të paligjshme dhe pajisje kompjuterike.
Ky aksion erdhi si rezultat i hetimeve të nisura pas disa kërcënimeve anonime telefonike që iu bënë tre zyrtarëve amerikanë këtë pranverë, ndërkohë që mbi 100 liderë dhe delegacione nga e gjithë bota ndodheshin në Midtown Manhattan për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë