Rrezikohen përmbytje nga hapja e portave të HEC-eve? Flet drejtori i KESH-it
Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho, deklaroi se menaxhimi i bërë 4 ditë më parë në basenin e Komanit dhe Vaut të Dejës, bëri të mundur që mos të kishte shkarkime në kaskada, të cilat mund të sillnin përmbytje.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Verdho u shpreh se skenari më i keq që ishte parashikuar, ishte nëse prurjet do të kalonin mbi 2000m3/s, por diçka e tillë nuk ndodhi.
“Menaxhimi që është bërë 4 ditë më parë, duke ulur nivelin e basenit të Komanit dhe Vaut të Dejës, është pikërisht për faktin që mos të kemi probleme me shkarkimet. Në skenarët që ne prodhuam ditën e djeshme, nëse prurjet do kalonin mbi 2000m3/s, do detyroheshim të shkarkonim nga Komani në Vaun e Dejës. Ky ishte skenari më i keq që ndodhte në parashikimin e motit.
Prurjet nuk arritën më shumë se 1360m3/s. Zakonisht, sfidat në këtë drejtim janë të orëve të natës, ku konsumi është shumë i vogël dhe prodhimi është shumë i pakët. Ky është i vetmi problem që kemi në menaxhimin e prurjeve të mëdha në liqenin e Komanit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta