“Rrezikohet shëndeti i njerëzve”, Guri: Nuk kemi landfille për mbetjet

27 Tetor 2024 | 20:42

Ambientalisti Sazan Guri ishte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania për të diskutuar tonelatat e mbetjeve industriale të cilat priten të mbërrijnë në Shqipëri mbrëmjen e së hënës.

Guri shprehu shqetësim për rrezikun që paraqesin mbetjet toksike në Shqipëri, duke theksuar se ato janë njërrezik për shëndetin e njerëzve. Ai theksoi se Shqipëria nuk ka një landfill të veçantë për trajtimin e këtyre mbetjeve, duke i trajtuar ato me mbetjet e zakonshme, çka rrit rrezikun e kontanimit të ujit, ajrit dhe tokës.

“Ne nuk kemi landfille. Kurumi nuk ka filtra, por dhe po të ketë nuk i përdor. Në 6 muaj kam qenë prezent te “Kurumi” dhe kam parë ndotjen e tymit që nuk dilte nga filtri por nga kati tretë i çatisë. Pra jo rastësisht kemi sëmundjet onkologjike për moshë, për frymë, për numrin 1000 banorë më të lartë në botë, kemi moshën më të ulët në botë që preket nga sëmundjet kanceroze. Ndotja mjedisore është ndotja direkte te shëndeti i njeriut,” tha Guri.

Në vijim Guri kërkoi analiza për mbetjet që do ankorohen në portin e Durrësit, për të parandaluar pasojat fatale që mund të ndodhin në shëndetin e njerëzve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026