Rrëzimi i avionit ushtarak grek, gjendet trupi i një prej pilotëve
Autoritetet greke kanë gjetur trupin e pajetë të pilotit 29-vjeçar, Michael Turoutsikas, i cili ndodhej në avionin F-4 të Forcave Ajrore Greke, që u rrëzua këtë të hënë.
Incidenti ndodhi në mëngjes në zonën detare pranë Andravidës, shkruan media greke, Protothema.
Ndërsa 31-vjeçari, Komisari Efstathios Tsitlakidis, është ende duke u kërkuar nga forcat speciale, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Avioni ishte në një fluturim stërvitor dhe i shoqëruar nga një tjetër Phantom.
Njoftimi i Shtabit të Përgjithshëm të Aviacionit Grek (GEA):
“Të hënën, më 30 janar 2023, në orën 10:30, një avion F-4 Phantom II me dy ulëse i Skuadronit 338 të Krahut Luftëtar 117, i cili po kryente një fluturim stërvitor, u përplas në zonën detare, 25 milje në jug të aeroportit Andravidas, me pasojë plagosjen vdekjeprurëse të bashkëpilotit, nënkomandant (I) Marios – Michael Turoutsikas, 29 vjeç. Hetimet po vazhdojnë për kapitenin, Sminagos (I) Efstathios Tsitlakidis, 31 vjeç.”

LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta