Ambasadorja greke në Beograd: Greqia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

26 Janar 2023 | 17:23

Ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levadi deklaroi këtë të enjte se qëndrimi i lidershipit grek nuk ka ndryshuar për Kosovën dhe dëshiron që i gjithë Ballkani të jetë në Bashkimin Evropian.

Deklaratën, Levadi e dha në një takim me kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë me Greqinë, Veroljub Arsiç dhe anëtarët e këtij grupi në Kuvendin e Serbisë, shkruan Euronews Serbia.

Deputetët e njoftuan ambasadoren Levadi për gjendjen dhe problemet me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë.

Ata gjithashtu theksuan se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe e gatshme për dialog dhe kompromis.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026