‘Rrëzohet’ armëpushimi në Gaza, SHBA vendos veton në Këshillin e Sigurimit

9 Dhjetor 2023 | 16:47

Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara, të mbështetur nga shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe shumë vende të tjera, që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë.

Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh, rezultoi në 13 pro dhe 1 kundër, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi. Zëvendësambasadori amerikan Robert Wood kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi dështim të tij, për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Ai deklaroi se ndalimi i veprimeve ushtarake do t’i mundësonte Hamasin që të vazhdojë të sundojë e “të mbjellë farën për luftën e ardhshme”, sikurse tha ai.

Shefi i Kombeve të Bashkuara dhe shumë anëtarë të Këshillit të Sigurimit, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë, por Shtetet e Bashkuara përsëritën kundërshtimin e tyre pavarësisht një apeli të drejtpërdrejtë të diplomatëve arabë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026