Rrëzohet kërkesa e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi 41-bis
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt për t’i hequr regjimin e posaçëm 41-bis.
Sipas SPAK, Çekaj paraqet rrezikshmëri dhe duhet të qëndrojë i izoluar për 1 vit. Ai tentoi të arratisej nga burgu 313 në gusht të 2021 bashkë me të dënuarin tjetër, Fatmir Pjetri.
Çekaj akuzohet për trafikimin e sasisë rekord të kokainës prej 613 kg që u bllokua në Portin e Durrësit në 2018.
Ndërsa, Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal ‘Babagjyshët’ që akuzohet për disa grabitje.
Regjimi i posaçëm ka për qëllim parandalimin e krimeve si shmangien e kontakteve të këtyre të dënuarve me organizata kriminale.
Gjatë këtij regjimi lejohet vetëm takimi me familjarët e ngushtë, kufizohet kryerja e telefonatave me jashtë dhe reduktohet qëndrimi në ajrim.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit