Rrëzohet kërkesa për Komisionin Hetimor për Portin e Durrësit
Mazhoranca nuk ka miratuar kërkesën e PD për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit. Ndër të tjera, për këtë çështje seanca e parë do të mbahet në javën e tretë të janarit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, argumentoi se kërkesa e opozitës është jashtë kompetencave të Kuvendit dhe bie në kundërshtim me rolin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të shqyrtojë ligjshmërinë e procedurave në janar.
Sipas Peleshit, ngritja e një komisioni hetimor në këtë rast tejkalon kompetencat e Kuvendit dhe krijon një precedent që shkel hapësirën kontrolluese të Gjykatës Kushtetuese. Ai shtoi se procedurat për projektin janë miratuar me kontroll të plotë parlamentar dhe se periudha zgjedhore kufizon funksionimin e komisioneve të tilla.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar gjithashtu për këtë vendim, në rrjetin social “X” ku ka deklaruar se refuzimi i krijimit të komisionit nga ana e mazhorancës, është dëshmi e qartë se projekti nuk i shërben interesave të qytetarëve.
“Përgjegjësit e kësaj afere do të mbajnë përgjegjësi të plotë, sado të përpiqen, që në kundërshtim me Kushtetutën dhe më votë politike, të refuzojnë hetimin parlamentar”, shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta