Rriten aksionet e Teslas pas mbështetjes së Trump, ekspertët: Bojkoti do vijojë
Aksionet e Tesla-s u rritën mëngjesin e së mërkurës pas një shfaqjeje të presidentit Donald Trump dhe Elon Musk, të cilët e kthyen Shtëpinë e Badhë në një showroom, ku promovuan dy prej modeleve të makinave elektrike Tesla.
Kjo lëvizje erdhi pas një periudhe të vështirë për Tesla-n, ku shitjet pësuan një rënie të ndjeshme që nga fillimi i vitit.
Aksionet e Tesla-s u rritën me 3.2%, duke arritur vlerën e 237.90 dollarëve për aksion. Kjo rritje pasoi një tjetër prej 3.8% të martën, pas një postimi të Trump në Truth Social ku ai njoftoi se do të blinte një Tesla në mbështetje për prodhuesin e makinave elektrike.
Tesla ka përballuar sfida të shumta, përfshirë rënien e shitjeve në disa rajone kyçe, për shkak të qëndrimeve politike të Elon Musk. Për të kuptuar më mirë ndikimin e këtyre zhvillimeve, investitorët do të presin raportin e Tesla-s për tremujorin e parë, që pritet të publikohet më 2 prill.
Tesla është përballur me një valë sulmesh ndaj tregtarëve dhe objekteve të saj, të nxitura nga pakënaqësia me aktivitetet politike të Muskut, përfshirë udhëheqjen e tij të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), që kërkon të shkurtojë fuqinë punëtore dhe programet federale.
Vandalizmi ka shkaktuar humbje të konsiderueshme financiare, duke nxitur qëndrimin e fortë të Trumpit dhe shfaqjen publike të mbështetjes për kompaninë.
Pavarësisht rritjes së aksioneve, analistët janë të kujdesshëm për të ardhmen e Tesla-s. Garrett Nelson nga CFRA uli vlerësimin e tij të fitimeve për aksion për vitin 2025 në 2.50 dollarë, duke theksuar se aksionet e Tesla-s kanë përjetuar një rënie prej 40% që nga viti 2018. Megjithatë, Nelson mbetet optimist dhe e konsideron Tesla-n si një mundësi blerjeje për investitorët që kërkojnë mundësi fitimprurëse afatgjata.
Mbështetja nga Trump mund të ketë ndikim në perceptimin e konsumatorëve dhe investitorëve, por analistë besojnë se bojkoti i blerjes së automjeteve mund të vijojë.
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro