Rriten çmimet e apartamenteve në Vlorë, kërkesa nga të huajt

20 Shtator 2022 | 16:51

Të blesh një apartament në Vlorë është thuajse e pamundur, për shkak të çmimeve të larta kjo si pasojë edhe e ndërtimeve të pakta në vitet e fundit.

Për agjentët imobiliar në qytet, çmimet kanë pësuar një rritje me 20-30 % vetëm këto dy-tre muajt e fundit.

” Zona A është zona e Lungomares, por edhe bulevardi apo zona e Skelës, por një trend në rritje ka zona e Plazhit të Vjetër ku nga viti i kaluar në këtë vit janë gati dyfishuar çmimet. Ndërtimet e pakta vitet e fundit kanë rritur çmimin. Aktualisht jemi në pritje të disa projekteve në zonën e Lungomare apo te Porti, por çmimet do të jenë dyfishi i çmimeve aktuale pra do të jenë nga 2000 deri në 2800 euro metri katror”, shprehet agjenti Renato Banushaj.

4 vitet e fundit kanë qenë rreth 5 mijë apartamente të pa shitura kurse sot nuk ka më, pasi janë kthyer në asete për turizmin deklaroi për Euroneës Albania kreu i dhomës së industrisë.

“Vlora bumin e ndërtimeve e ka pasur në vitet 2000 deri në 2015 kurse sot është në normalitet.Nuk ka shumë ndërtime të reja, dhe për këtë kërkesa është më e lartë se oferta. Shumica e firmave të ndërtimit i janë drejtuar ndërtimit në fushën e turizmit. U la pasi kishte një fryrje të apartamenteve pra rreth 5 mijë, kurse sot nuk ka,” thotë Kryetari i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Arben Breshani.

Me çmime që shkojnë nga 800 deri në 2800 euro ne zonat vip, blerësit potencial mbeten të huajt ndërsa emigrantët po shesin shtëpitë që kanë në Vlorē.

“Aktualisht shtetasit e huaj janë ata që kanë uzurpuar pjesën më të madhe të blerjeve por edhe shtetasit shqiptar. Në pjesën më të madhe të preferuara janë hapĕsirat e vogla, 1+1 apo garsonier.  Cmimet Bulevardi 800 euro, Plazhi i vjetër vija e parë 1000- 1500 euro metri katror, Lungomare nga 1200 euro vija e parë – 2800 euro m/2 më e shtrenjta”, theksoi Banushaj

Rritja e kostove të ndërtimit, është një tjetër faktor i rritjes së çmimit të apartamenteve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026