Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, “tronditen” tregjet

13 Qershor 2025 | 13:38

Tregjet financiare evropiane, por edhe ato aziatike u tronditën të premten pas lajmeve se Izraeli kishte sulmuar Iranin.

Çmimet e naftës nga ana tjetër u rritën, nga shqetësimi se konflikti mund të çojë në kufizimin e furnizimeve.

Kështu, çmimi i naftës së papërpunuar amerikane u rrit me 5.3% në 71.7 dollarë për fuçi. Ndërsa ajo “Brent”, me standard ndërkombëtar, me 5.15 për qind, duke arritur në 72.93 dollarë për fuçi.

Në kontinentin e vjetër, indeksi i aksioneve të Eurozonës, “Euro Stoxx 50”, ra me 1.37 për qind në 5.287. Ndërsa treguesi tjetër “Stoxx 600” ra me 0.95 për qind.

Në Gjermani, bursa “DAX” ra me 1.3 për qind, në Itali me 1.53, të ndjekura nga Spanja dhe Franca, përkatësisht me 1.56 dhe 1.03 për qind.

Edhe në Azi, bursa e Tokios, “Nikkei” ra me 0.89 për qind dhe ajo e Shangait humbi 0.75 për qind, ndërsa në Australi rënia ishte 0.21.

Pas sulmeve, edhe “Standard & Poors” ra me 1.38 për qind, “Nasdaq” me 1.46 dhe “Doë Jones” me 1.29 për qind.

Të enjten, treguesit e bursave amerikane ishin rritur, pas sinjaleve inkurajuese për rënien e inflacionit në mbarë vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026