Rriten kostot në ndërtim, ndikimi më i madh nga pagat dhe nafta 

5 Qershor 2026 | 17:11

Rritja e pagave ka shtuar kostot në sektorin e ndërtimit. Instituti i Statistikave konstaton se në tremujorin e parë të këtij viti, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi  rritje 0.3% kundrejt tremujorit të fundit të vitit 2025. “Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2026 është 1.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1.0 %”, vlerëson INSTAT.

Kundrejt një viti më parë, rritja e kostove është vërejtur në grupin “Shpenzime për paga” me 4.8 %, pasuar nga grupi “Kosto të tjera” me 2.5 %, “Shpenzime transporti” me 1.7 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 1.5 %.

Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0.9 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënoi ulje me 1.4 %, pasuar nga nëngrupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0.9 %. Nderkoh, grupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi rritje me 0.5 %.

Rritja e kostove në sektorin e ndërtimit pritet të reflektohet me rritje të çmimeve të shitjes së banesave për qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026