Rriten me 6% pagat e mësuesve në sistemin parauniversitar
Rriten me 6% pagat e mësuesve në sistemin parauniversitar. Kështu njoftoi ministrja e Arsimit Evis Kushi pas mbledhjes së qeverisë, e cila theksoi se nga ky vendim përfitojnë 36700 punonjës mësimor, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë.
Do të përfitojnë edhe punonjësit e arsimit profesional, arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve.
Ministrja nënvizoi se vlerësimi për mësuesit nuk bëhet vetëm nëpërmjet rritjes së pagës, por vlerësimi i mësuesve me dinjitet me meritokraci është edhe nëpërmjet shumë reformave të tjera të ndërmarra duke filluar që nga Portali “Mësues për Shqipërinë”, kualifikimi trajnimi rritja profesionale dhe përmirësimi i kushteve të punës të reja në infrastrukturë, në pajisje laboratorike, etj.
Përveç sa më sipër, në këtë vendim përfshihet edhe rritja e vlerës së pagesës orare për orët që japin mësuesit mbi normën mësimore të miratuar me dispozitë, mesatarisht 10%.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta