Rriten me 6% pagat e mjekëve dhe infermierëve

6 Korrik 2022 | 12:57

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se janë rritur me 6% pagat e mjekëve dhe infermierëve.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja nënvizoi se rritja e pagave fillon nga data 1 korrik dhe përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë.

“Duke filluar nga data 1 korrik, ashtu sikurse ne e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit, imazherisë, të gjitha profesionistët e shëndetësisë që ofrojnë shërbime për qytetarët, paga e tyre rritet me 6%. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptare, e cila sikurse ishte planifikuar për buxhetin e vitit 2022, hyn në fuqi nga data 1 korrik dhe shtrin efektin e saj për gjatë gjithë vitit e në vazhdim. Efekti vjetor i rritjes së pagave për masën 6% është 10 milionë dollarë dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë”, u shpreh ministrja.

Ajo shtoi se do ketë shpërblim financiar për mjekët specialistë që punojnë larg vendbanimit.

“Qeveria shqiptare ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimit dhe në bazë të kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit, në spitalet rajonale, do të përfitojnë këtë shpërblim financiar mbi pagën dhe kjo do të hyjë në fuqi menjëherë me miratimin nga qeveria të kësaj rritjeje dhe këtij shpërblimi financiar. Nga ky shpërblim do të përfitojnë rreth 300 mjekë, të cilët kanë përfunduar specializimin dhe do të përfundojnë specializimet dhe do të atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre në një periudhë tre vjeçare, sipas detyrimit të përfshirë në kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, tha Manastirliu.

Efekti financiar i rritjes së pagave dhe shpërblimeve është rreth 10 milionë dollarë dhe i shtrin efektet nga data 1 Korrik 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026