Rriten rastet me HIV në Elbasan, 12 të reja në vitin 2025, në total janë 136 raste

9 Prill 2026 | 19:13

Rastet me HIV në qytetin e Elbasanit kanë shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, janë konfirmuar 12 raste të reja, duke e çuar në 136 numrin total të personave të infektuar në këtë qytet. Të prekurit i përkasin kryesisht grupmoshës 26 deri në 65 vjeç, ndërsa rreth 65% e rasteve janë meshkuj.

“Situata aktuale e HIV/AIDS jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë kërkon vëmendje të vazhdueshme, informim dhe ndërgjegjësim. Stigma dhe mungesa e testimit në kohë mbetet një sfidë kryesore. Rreth 70% e rasteve janë infektuar nga marrëdhënie të pambrojtura. Në vitin 2025 kemi pasur 12 raste të reja, duke e çuar numrin total në 136, prej të cilëve 53 femra dhe 83 meshkuj”, tha Elena Bibaja, Mjeke

Autoritetet shëndetësore theksojnë se, krahas rritjes së rasteve, është vënë re edhe një shtim i ndërgjegjësimit, i reflektuar në rritjen e numrit të testimeve.

“Sa i përket qytetit të Elbasanit, shohim që njerëzit janë më të ndërgjegjësuar dhe numri i testimeve është rritur. Testimi i hershëm shpëton jetë. Çdo person që ka dyshime apo ka kryer marrëdhënie të pambrojtura duhet të kryejë testime për HIV, por edhe për Hepatitin B, Hepatitin C dhe sifilizin”, shtoi mjekja.

Specialistët bëjnë apel për më shumë kujdes, informim dhe testim të rregullt, si mënyrat më efektive për parandalimin dhe menaxhimin e infeksioneve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026