Rriten ‘spiunimet’ online, në komisariatin dixhital janë bërë 39 mijë njoftime nga qytetarët në 10 muaj

27 Dhjetor 2020 | 11:05

Në 10 muajt e parë të 2020-ës numri i ankesave në komisariatin dixhital u rrit me 3.9 %.

Gati 39 mijë raportime nga qytetarët për shkelje të ndryshme në aplikacionin e ngritur 5 vite më parë.

Komisariti dixhital u ngrit nga qeveria në vitin 2015-të, kohë kur ministria e brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri.

 E ideuar si një platformë online ku qytetarët mund të raportojnë me foto ose video shkelje të ndryshme apo vepra penale duke i siguruar anonimatin, komisaiati dixhital vijon të jetë një databazë e vlefshme në duart e policisë.

Referuar të dhënave zyrtare për 10 mujorin e 2020-ës në këtë platformë kanë mbërritur 38 mijë e 852 njoftime nga publiku ose 3.9 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019-të. E thënë ndryshe në adresë të uniformave blu kanë mbërritur online rreth 1500 ankesa më shumë.

Shifrat janë bërë me dije në planin e strategjisë Ndër-sektoriale të Sigurisë në Komunitet 2021-2026.

Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se shumica e ankesave online që prej krijimit të komisariatit dixhital janë për parkime të gabuara, ndërtime të paligjshme, zënie të hapësirave publike, ankesa për zhurmë, vjedhje energjie dhe shqetësime të tjera. Po të njëjtat burime thanë se një edhe një pjesë e mirë e denoncimeve kanë rezultuar të pavërteta pas konstatimeve në terren nga agjentët e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026