Rriten tensionet/ Korea e Jugut, stërvitje me SHBA. Veriu teston dronin nënujor
Vendet e Gadishullit Korean po ekspozojnë muskujt ushtarakë. Korea e Jugut ka publikuar pamjet e një stërvitjeje ushtarake me Shtetet e Bashkuara, disa orë pasi Veriut njoftoi se kishte testuar për herë të parë një dron nënujor, në gjendje të provokojë tsunami radioaktiv.
Gjatë seancës stërvitore, avionët luftarakë të Jugut dhe një avion luftarak amerikan kanë qëlluar raketa të tipit “ajër-ajër” dhe “ajër-tokë”. Synimi ishte verifikimi i kapaciteteve të për kryer sulme me saktësi të lartë, përballë kërcënimit bërthamor të Penianit.
Tensionet në Gadishullin Korean janë më të larta se kurrë për shkak të testeve të armatimeve të Koresë së Veriut.
Sipas autoriteteve vendase, droni nënujor me fuqi bërthamore mund të shkaktojë tsunami radioaktiv, në gjendje të depërtojë në ujërat detare dhe të shkatërrojë flota, porte dhe infrastrukturën. Një dron i ngjashëm me sistemin rus të njohur si “Poseidoni”.
Peniani ka treguar për herë të parë edhe pamjet e lëshimit dhe fluturimit të raketave strategjike “Cruise”. Sipas ekspertëve, situata aktuale në rajon është edhe më e rrezikshme se ajo e krijuar nga përshkallëzimi verbal mes Kim Jong Un dhe Donald Trump në 2017-n.
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset