Rritet besimi në ekonomi | BSH: Konsumatorët dhe biznesi i shërbimeve janë optimistë

1 Shkurt 2023 | 16:13

Ndjesitë për një situatë ekonomike më të mirë, janë pozitive këtë periudhë. Me përgjigjet që japin konsumatorët dhe bizneset, besimi është rritur në muajin janar, sikundër edhe pritjet për të ardhmen.

Perceptimi për një situatë pozitive ekonomikë është rritur këtë fillimvit. Sondazhi mujor i Bankës së Shqipërisë tregon se qytetarët dhe biznesi i shërbimeve kanë dhënë përgjigje optimiste për portofolin, blerjet, punësimin dhe cmimet, duke cuar nivelin e besimit në 106 pikë nga 104 që ishte në muajin dhjetor.

Por, ka edhe shenja pesimizimi në industri, ndërtim dhe tregti. Të pyeturit që menaxhojnë këta sektorë ankohen për ulje të numrit të kontratave porositëse nga eksportet. Ndërkohë, tregtarët nuk duket të jenë fort optimistë për ecurinë e biznesit të tyre.

Megjithatë, në pikëzimin total prirjet për stabilizimin e cmimeve dhe menaxhimin e të ardhurave e shpenzimeve shfaqin pritje pozitive në ekonomi.

Treguesi i ndjesisë ekonomikë matet nga Banka e Shqipërisë që nga viti  2016, dhe përgjatë 7 viteve, nivelet më të ulëta të besimit janë parë pas mbylljes nga pandemia, ndërsa nivelet më të larta në qershor 2017 dhe korrik 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026