Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Japoni, ende shumë të zhdukur
Punëtorët e shpëtimit kanë vazhduar të mërkurën përpjekjet e tyre për të shpëtuar të mbijetuar të bllokuar nën rrënoja, para se të nisë moti i ftohtë dhe reshjet e shiut.
Ndërkohë, kryeministri japonez tha se shteti është në garë me kohën pasi tërmete të fuqishme goditën perëndimin e shtetit, duke vrarë 62 persona. Dhjetëra persona besohet se kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesat e rrëzuara.
Prefektura e Ishikavas dhe zonat përreth u goditën nga një tërmet prej 4.9 ballësh mëngjesin e së hënës – një prej dhjetëra dridhjeve pasuese të tokës pas tërmetit të së hënës prej 7.6 shkallësh të Rihterit, me epiqendër në Ishikava.
Tërmeti i fuqishëm i së hënës nxiti autoritetet të lëshojnë paralajmërime për cunami, ndërkaq në disa vende valët e detit arritën deri në një metër.
Ekspertët kanë thënë se 72 orët e para janë kritike sepse pas tri ditësh mundësitë për mbijetesë veniten.
“Më shumë se 40 orë kanë kaluar. Kjo është garë me kohën dhe mendoj se ne jemi në një moment kritik”, tha për gazetarët kryeministri japonez, Fumio Kishida.
“Ne kemi pranuar raporte se shumë njerëz ende po presin që të shpëtohen pasi gjenden nën rrënojat e ndërtesave të shembura”.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë