Rritet interesi për vaksinën e fruthit/ 13 mijë fëmijë të pavaksinuar në Tiranë
Alarmi se vendi ka rrezik nga shpërthime epidemike të fruthit, ka bërë që në dyer e konsultoreve të shtohen kërkesat për vaksinë.
Vetëm në Tiranë numërohen 13 mijë fëmijë të pavaksinuar. Mjekët pediatër pohojnë se edhe në poliklinikat ku nuk ka pasur raste të konfirmuar, interesi për ti imunizuar fëmijët është rritur.
Në disa poliklinika ecuria e vaksinimit të fëmijëve 1 dhe 5 vjeç kundër fruthit është tejet e lartë.
Mjekët pediatër thonë se fruthi zakonisht haset në dimër dhe pranverë, por nëse fëmijët nuk do të vaksinohen, shtohet risku për ta pasur këtë sëmundje të pranishme gjatë gjithë vitit.
Ata apelojnë që prindërit të mos e shmangin vaksinën , pasi ajo mbron deri ne 96% nga infektimi. Aktualisht fruthi është i përhapur në shifra alarmante në të gjithë Europën. Në Shqipëri janë identifikuar vetëm 18 fëmijë të infektuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps