Zbardhet plagosja e rëndë në Korçë, bie pista e grabitjes, arrestohet autori

8 Shkurt 2024 | 13:26

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Korçë mëngjesin e këtaj të enjteje, ku 81-vjeçari Gaqo Tili, u gjet i plagosur rëndë në ambienetet e banesës.

Burime bëjnë me dije se policia ka arritur të identifikojë dhe ndalojë autorin e plagosjes.

Pista e grabitjes ka rënë totalisht poshtë, pasi sipas hetimeve ka rezultuar se në gjendje të dehur, dy personat janë konfliktuar në banesë me njëri tjetrin për motive të dobta.

Edhe autori mësohet se është i lënduar, por paraqitet pa probleme për jetën.

Sipas të dhënave paraprake dyhsohet se dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool me njëri tjetrin, deri në momentin që debati ka agravuar në konfrontim fizik.

Mësohet se autori është shok me të moshuarin, me po të njëjtën moshë si i plagosuri. Sipas burimeve, ai është gjetur në banesën e tij, me dëmtime trupore por jashtë rrezikut për jetën. Ka deklaruar para uniformave blu se kanë pirë brenda banesës, dhe janë zënë, pa asnjë shkak konkret.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026