Rritet interesi për zgjedhjet në BE, Eurobarometri: Udhëheqin çështjet ndërkombëtare
Interesi qytetar në zgjedhjet euro-parlamentare po rritet gradualisht, sugjeron edicioni më i fundit i Eurobarometrit.
Anketa tregon se 60% e qytetarëve evropianë janë “shumë të interesuar” ose “disi të interesuar” në zgjedhjet e qershorit. Si për kontrast, 40 për qind janë “jo shumë të interesuar”, ose “aspak të interesuar”.
Shifrat përkthehen në një tendencë për rritjen e pjesëmarrjes në votim. 71% e të pyeturve thanë se kanë gjasa që ta hedhin votën për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në Bruksel, një rritje me 10 pikë që prej 2019-s.
Situata e paparashikueshme gjeopolitike duket se rëndon më shumë; me 81% të qytetarëve që thonë se konteksti ndërkombëtar e bën votimin edhe më të rëndësishëm.
Gjithashtu, në fokus të votuesve është kriza e kostos së jetesës; me varfërinë, shëndetin publik dhe vendet e reja të punës që janë 3 prioritetet kryesore.
Një tjetër aspekt i vënë në dukje nga Eurobarometri është perceptimi i vetë Parlamentit Evropian. 40 për qind e qytetarëve kanë një mendim pozitiv duke qenë se është i vetmi institucion që zgjidhet. Ndërsa 40 për qind të tjerë thonë se kanë një qëndrim neutral dhe 18% e kanë negativ.
Kjo është hera e parë që perceptimi pozitiv barazon perceptimin neutral. Eurobarometri do të publikohet i fundit zgjedhjeve, të planifikuara për më 6 deri më 9 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona