Rritet kërkesa për naftë, këtë vit u importuan 50 mijë tonë më shumë se vjet
Këtë vit në Shqipëri kanë ardhur 50 mijë tonë naftë më shumë se vitin e kaluar. Kërkesa e lartë për karburant vjen si rezultat i shtimit të makinave dhe çmimit të stabilizuar në treg.
Kërkesa për naftë dhe lëndë të tjera djegëse është rritur këtë vit në vendin tonë. Nga janari deri në fund të muajit gusht, janë importuar dhe kanë shkuar për 490 mijë tonë karburant, ose 50 mijë tonë më shumë se vitin e kaluar.
Sasia është në nivele rekord për periudhën dhe nxitet nga disa faktorë në vend, të cilët lidhen me shtimin e bizneseve dhe mjeteve që përdorin rregullisht lëndë djegëse në vendin tonë. Po ashtu, fluksi i turistëve të huaj dhe çmimi i stabilizuar këtë vit ka ndikuar në rritjen e kërkesës për të blerë karburant.
Pra, nafta si një prej produkteve kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.
Ndër mallrat për të cilët paguhet akcizë, me rritje rezulton edhe importi i kafesë. Në 8-mujorin e parë të vitit janë importuar 6 200 tonë kafe, me rritje prej 570 tonësh.
Ndërkohë, importi i birrës rezulton me rënie në raport me vitin e kaluar. Deri në gusht janë importuar 41.2 mijë tonë, apo rreth 900 tonë më pak.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta