71 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, humb jetën 62-vjeçari nga Tirana

21 Qershor 2020 | 08:35

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime dhe janë konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se një 62-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën për shkak të virusit. “Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e COVID-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)

Testime totale                          23453

Raste pozitive                          1962

Raste të shëruara                    1134

Raste Aktive                                  784

Humbje jete                              44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë       361

Durrës     151

Shkodër  127

Vlorë            54

Fier               37

Korçë           17

Lezhë           16

Elbasan       10

Kukës             8

Gjirokastër  2

Berat               1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026