Rritet numri i të infektuarve në Spanjë, spitalet nuk kanë kapacitete
Spitalet në Spanjë, kryesisht në rajonin e Madridit, janë tejmbushur me pacientë të infektuar nga coronavirusi, duke detyruar autoritetet të ngrenë spitale të improvizuara, në një kohë kur numri i viktimave ka arritur mbi 4 mijë.
Kështu, shoqata franceze Mjekët pa Kufij dhe qeveria rajonale e Madridit po ngrenë një spital jashtë universitetit në lokalitetin Alkala de Henares, në ambientet e të cilit janë strehuar një numër i konsiderueshëm pacientësh.
Gjithashtu në Madrid, rajoni më i prekur i Spanjës, makinat me arkivole kanë vazhduar të mbërrijnë në pistën e patinazhit, që u kthye në morg pasi autoritetet deklaruan se komplekset ekzistuese nuk kishin më burimet e duhura.
Spanja regjistroi 655 vdekje nga coronavirusi në 24 orët e fundit, me një rënie prej 45 njësi nga 700 që u verifikuan një ditë më parë, bëri të ditur të enjten Ministria e Shëndetësisë.
Në tërësi, numri i rasteve të konfirmuara nga coronavirusi në Spanjë u rrit në 56 mijë e 188 persona nga 47 mijë e 610 që ishte të mërkurën. Ndërsa ai i vdekjeve u rrit në 4 mijë e 89 njësi nga 3 mijë e 434 që ishin ditën paraardhëse.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:04 Irani dhe Omani kanë të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit, UNCLOS: Anijet e të gjitha shteteve gëzojnë të drejtën e kalimit
- 17:03 Zyrtari iranian: Trump pranoi të lirojë 24 miliardë dollarë nga asetet e ngrira
- 16:54 Orban rizgjidhet kryetar i ‘Fidesz’ pavarësisht humbjes së zgjedhjeve në Hungari
- 16:44 Himarë, policia ndihmon 5 turistë të huaj në zonën e Gjirit të Filikurit. Shpëtohen në kohë
- 16:41 Koreja e Veriut dënon shitjen e raketave amerikane prej 300 milionë dollarësh për Seulin
- 16:33 Pesë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të Forcave Ajrore indiane