English

Rritet numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Iskia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në ishullin jugor të Italisë, Iskia, u rrit në 10 sot, pasi ekipet e shpëtimit gjetën dy trupa të tjerë.

- Advertisement -

Policia lokale njoftoi se trupat e dy burrave, të moshës 38 dhe 31 vjeç, ishin gjetur dhe ishin identifikuar, raportoi Reuters.

Policia deklaroi se dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Një rrëshqitje dheu në qytetin Kazamichola u aktivizua të shtunën pas reshjeve të dendura të shiut dhe mes viktimave ishin tre fëmijë, mes tyre një foshnjë më pak se njëmuajshe.

Rrëshqitja e dheut detyroi rreth 300 njerëz të evakuohen, tha një zyrtar i qeverisë lokale këtë javë. Iskia është një ishull vullkanik që ndodhet rreth 30 km larg Napolit, i njohur për banjat termale dhe bregdetin piktoresk.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×