Rritet numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kinë

13 Gusht 2023 | 14:32

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut, që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në veri të Kinës, është rritur në të paktën 21, thanë autoritetet më 13 gusht.

Edhe gjashtë persona konsiderohen ende të zhdukur, raportoi byroja për emergjenca e Kinës.

Reshjet e shiut në fshatin malor të Veizipingut, në provincën Shanxi, shkaktuan rrëshqitje të mëdha të dheut të premten, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe ura.

Radioja shtetërore më herët raportoi se në këtë zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike. Qindra ushtarë dhe zjarrfikës janë mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Javëve të fundit, Kina është përballur me vërshim vdekjeprurëse, përderisa dhjetëra persona kanë vdekur gjatë stuhive që kanë goditur pjesën veriore të shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026