Duke komentuar gjetjet e Barometrit në Euronews Albania, gazetari Andi Tela tha se sheh një rritje në shifra për pëlqyeshmërinë ndaj Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt.
Ai tha se duke parë këtë, ka shpresë që këto parti të marrin vota, sa për të mos i mundësuar Ramës shumicën e duhur.
Tela tha se i vetmi person te pëlqyeshmëria, ku njerëzit nuk dinë çfarë të thonë dhe ka rënë, është Lulzim Basha, ku sipas tij qytetarët nuk e kuptojnë çfarë ai po bën.
“Nëse do krahasojmë me 2021, do krahasojmë dy blloqe, partinë socialiste dhe bllokun opozitar, pasi atëherë nuk kishim një forcë të tretë apo të katërt që konkuron, ndërsa në këtë rast e kemi. 8 % i PS-së dhe 15% i PD-së duhet parë në lidhje me shifrat e këtyre të tjerëve. Te pëlqyeshmëria, kemi tre partitë e reja: zoti Lapaj, zoti Shehaj dhe zoti Qori, që kanë rritje në krahasim me sondazhin e mëparshëm. Për të tre këta kemi një ulje të njerëzve që nuk janë në gjendje të japin përgjigje, 6 deri në 7%. Nëse për zotin Lapaj ishte 35% mos-shprehja, ka rënë në 28%. Po i gjithë ky grup njerëzish, prej 5% që nuk dinin çfarë të thonë për zotin Lapaj, tani janë pozitivë për të. Kemi një rritje të zotit Shehaj dhe kemi një lëvizje të vogël të zotit Qori. Pra, ka një mundësi që këto dy parti, zoti Lapaj dhe zoti Shehaj, që kanë përqindje më të ndjeshme, fakti që këta nuk ulen është një lloj shprese që këta mund ta ruajnë këtë shifër edhe në muajin pasardhës dhe mund të prodhojnë diçka që është e rëndësishme për të penguar PS që të marrë mandatin që kërkon ajo, sepse me këtë sistem zgjedhor, edhe ky 40% mund të përkthehet në 48% në mënyrën se si shpërndahen mandatet në qarqe. I vetmi person që ka rritur këtë pjesën që qytetarët thonë ‘nuk di të shprehem’ është zoti Basha, që e ka çuar nga 5% në 9%, sepse njerëzit nuk e dinë se çfarë po bën ai”, tha Tela.
Po ashtu, Andi Tela përmendi faktin se për Berishën është rritur shumë mendimi pozitiv dhe këtë e argumentoi me premtimet që po bën ai.
“Tani, çfarë konstatoj? Nëse do të shohim të gjithë këto faqe të sondazhit, nga pëlqyeshmëria deri te politikani më i përshtatshëm, nëse ne nga janari, shkurti, marsi kemi një diagramë ngritëse dhe ulëse për të gjithë, vetëm për zotin Berisha kemi një ngritje të mendimit pozitiv dhe ulje të mendimit negativ. Është në kufi të ulët tendenca për tu rritur dhe në atë kohë sa na kanë ngelur nga zgjedhjet, pra zoti Berisha ka ulur mendimin negativ dhe ka rritur mendimin pozitiv, që ndoshta mund të lidhet me programin e PD, që është një program që nëse njerëzit do ta shihnin në provë, është një program i mirë që, nëse dikush e degjon, është i mirë. Prandaj kjo lëvizje me trend pozitiv të tij lidhet me premtimet pozitive elektorale të programit të tij. Por gjithsesi, ritmi i rritjes është i ulët”, tha Tela.
LEXONI GJITHASHTU:
- Barometri – matja e tretë politike, Shkullaku: E shoh të sigurt PS
- Cili politikan pëlqehet më shumë 1 muaj përpara zgjedhjeve në Shqipëri