Rritet presioni mbi Venezuelën, anija luftarake amerikane në brigjet e Karaibeve
Administrata Trump ka rritur presionin mbi Venezuelën fqinje dhe Presidentin e saj, Nicolas Maduro, pasi vendosi një anije luftarake amerikane në kryeqytetin e Trinidad dhe Tobagos të dielën, raporton NBC News.
Në vijim të kësaj, Maduro e kritikoi vendosjen e anijes në brigjet e Karaibeve si një përpjekje nga qeveria amerikane për të sajuar “një luftë të re të përjetshme” kundër vendit të tij.
Zyrtarët qeveritarë të SHBAS-së, thanë se anija luftarake do të qëndoj në Trinidad deri ditën e enjte, me qëllim kryerjen e ushtrimeve stërvitore.
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, Jenifer Neidhart de Ortiz, tha në një deklaratë se ushtrimet synojnë “të adresojnë kërcënimet e përbashkëta si krimi transnacional dhe të ndërtojnë rezistencë përmes trajnimeve, misioneve humanitare dhe përpjekjeve të sigurisë”.
Të dielën, Venezuela tha se “kryerja e rrezikshme e ushtrimeve ushtarake” në ujërat e një vendi fqinj përbën një “kërcënim serioz” për rajonin e Karaibeve dhe një “provokim armiqësor” ndaj kombit të Amerikës së Jugut, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme.
Ndërkohë, Kamla Persad-Bissessar, kryeministrja e Trinidadit dhe Tobagos, ka qenë një mbështetëse e zëshme e pranisë ushtarake amerikane dhe sulmeve ndaj anijeve të dyshuara për drogë në ujërat pranë Venezuelës.
Vizita e anijes luftarake vjen një javë pasi Ambasada e SHBA-së në Trinidad dhe Tobago i paralajmëroi amerikanët të qëndronin larg objekteve qeveritare amerikane atje. Autoritetet lokale thanë se një kërcënim i raportuar kundër amerikanëve shkaktoi paralajmërimin.
Caricom, një bllok rajonal tregtar i përbërë nga 15 vende të Karaibeve, ka bërë thirrje për dialog mes SHBA dhe Venezuelës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës