English

Rritja e së djathtës ekstreme/ Analistët: Rol në politikat evropiane pas zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një lëvizje e madhe politike po ndodh në Evropë. Sipas analistëve, zgjedhjet evropiane të qershorit mund të jenë një pikë kthese për të djathtën ekstreme në BE.

- Advertisement -

Këto parti janë larg të qenurit në skajet e spektrit politik, duke i marrë vetë përsipër rolet qeveritare, ose duke bashkëpunuar me partitë e rrymës së djathtë.

Përpara zgjedhjeve të qershorit, analistët e shoqatës “Europa Zgjedh” parashikon se rezultatet mund ta nxjerrin të djathtën ekstreme si forcën e dytë politike në PE.

“Sipas të dhënave tona, deri në dhjetor të 2023-shit është konstatuar rezultati më i lartë për subjektin Identitet dhe Demokraci i Marine Le Pen dhe Matteo Salvini, me grupin që ka marrë 12 për qind të mbështetjes. Gjithashtu, Reformistët dhe Konservatorët Evropianë të kryeministres Meloni apo qeveria në ikje e Ligj dhe Drejtësi në Poloni, morën rreth 11 për qind të mbështetjes.

Kombinimi i dy subjekteve, pavarësisht se sa janë gjasat që të formojnë një grup së bashku, do ta çonte mbështetjen në 23 për qind, që do të ishte thuajse e barabartë me mbështetjen për Partinë Popullore Evropiane, e qendrës së djathtë”- tha Jakub Rogoëiecki, analist i “Europa Zgjedh”.

Pavarësisht rritjes së përgjithshme të ekstremit të djathtë, partitë e kësaj rryme do ta kenë të vështirë të formojnë një grup të përbashkët politik, për shkak të dallimeve ideologjike.

Kjo mund të çojë drejt një bashkëpunimi për çështje të caktuara, që mund të ndryshojnë vendimmarrjen në nivel evropian, si dhe ta devijojnë kursin e tij drejt politikave ekstremiste.

“Ka dallime të thella mbi mënyrat se si këto parti i perceptojnë çështjet si integrimi evropian, apo qasjen ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Çështje si emigracioni janë ndër faktorët që udhëheqin njerëz që ndjekin këto politika. Ndaj, edhe nëse nuk do të ketë një bashkim mes këtyre partive, ato mund të ndikojnë në koalicionin që do të formohet pas zgjedhjeve të ardhshme. Sidomos me lëvizje si ajo e Manfred Weber i PPE-së, që ka qenë shumë insistent në bashkëpunimin me konservatorët e Melonit”-shtoi ai.

Aktualisht jo vetëm partitë janë të përçara, por edhe shtetet anëtare. Sikurse theksojnë dhe analistët, vota për zgjedhjet evropiane do të kalojë përmes perspektivave që shpesh herë dallojnë thellësisht mes shteteve anëtare.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×