Rritja e tatimit për profesionet e lira, PD: Arsyeja pse shtresa e mesme po largohet

10 Janar 2024 | 11:35

Sekretari për programin i Partisë Demokratike, deputeti Arbi Agalliu, mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për media ku foli në lidhje me rritjen e tatim fitimit për profesionet e lira.

Agalliu theksoi në fjalën e tij se duke filluar nga 1 janari 262 profesione të lira do të paguajnë më shumë detyrime në buxhetin e shtetit.

Deputeti i PD theksoi se në vend që qeveria të lehtësojë të vetëpunësuarit, të cilët përbëjnë shtyllën e ekonomisë shqiptare, ajo rrit barrën tatimore ndaj tyre duke i shtyrë të largohen nga vendi.

DEKLARATA E PLOTË

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Nga 1 janari ka nisur të zbatohet tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.

Nga 1 janari janë 262 profesione të lira, ku mijëra e mijëra shqiptarë punojnë për të mbajtur familjet e tyre, të cilët do të paguajnë më shumë detyrime në buxhetin e shtetit.

Në fakt, këta të vetë punësuar përbëjnë shumicën e shtresës së mesme të shoqërisë sonë. Është pikërisht kjo fash qytetarësh që bën dhe qarkullimin e parasë. Është pikërisht kjo shtresë e cila konsumon dhe investon në tregjet shqiptare. Është pikërisht kjo shtresë që shtyn përpara ekonominë shqiptare, gjeneron vende pune, dhe qarkullon kapitalin.

Por çfarë po ndodh?

Në vend që qeveria t’i ulë barën fiskale duke i dhënë frymëmarrje po ndodh e kundërta. Rritja e detyrimeve fiskale apo vendosja e taksave të reja e mbyt edhe më shumë këtë shtresë të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Rritja e barrës fiskale, e sidomos tatimi progresiv në vende me ekonomi të brishtë si Shqipëria, do të rrisë informalitetin, për të mos thënë që rritja e barrës fiskale e shtyn biznesin në faliment.

Qeveria do duhet të nxisë aktivitetin tek profesionet e lira duke ulur barën fiskale dhe madje duke incentivuar sipërmarrje të caktuara, por kjo nuk ndodh. Nuk ndodh sepse do duhet të mbulohen gropat në buxhetin e shtetit që vijnë si pasojë e abuzimit dhe vjedhjes nga kjo qeveri, skandalet e së cilës i shohim përditë.

Të nderuar qytetar!

Viti 2024 duhet të jetë një vit ku sipërmarrësit, të vetëpunësuarit, të jenë në qendër të vëmendjes së qeverisë për t’i ndihmuar, mbështetur, subvencionuar e nxitur për t’u zhvilluar më tej, por mesa duket do jenë në vëmendje të qeverisë për t’u tatuar gjithmonë e më shumë.

Veç të tjerash, kjo është dhe arsyeja që shtresa e mesme largohet nga Shqipëria. Mjekë, inxhinierë, infermierë, hidraulikë, teknikë, elektricistë, e shumë e shumë profesionistë po largohen çdo ditë e më tepër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026