Rrogozhinasit fitojnë mes spektaklit, Tirana me hap kampioni
Të dielën ka ulur siparin java e 31-të e Superligës Shqiptare me dy përballje interesante Tirana-Kastrioti dhe Vllaznia-Egnatia.
Kryeqytetasit kanë triumfuar me një gol në limite të shënuar nga Hila me kokë, duke hipotekuar 3 pikëshin e radhës për skuadrën e Orges Shehit. Bardheblutë nuk humbasin që prej derbit me Partizanin, të luajtur më 6 mars. Përballja ndaj krutanëve pati pak raste shënimi, me miqtë tejet të motivuar, kjo dhe për faktin se gjenden në vendin e fundit në tabelë.
Rasti i vetëm ishte ai i goli të shënuar nga Hila, pas krosimit ta ardhur nga Florent Hasani. Në përballjen tjetër të zhvilluar në Shkodër, Vllaznisë ka zhgënjyer para tifozërisë kuq e blu. Rrogozhinasit e udhëhequr nga Edlir Tetova kanë rrëmbyer një fitore spektakolare duke i ofruar eksion falas djepit të futbollit në Shqipëri.
Në pjesën e parë Mëllugja zhbllokoi rezultatin, e më pas me radhë Duamena, Fernando dhe Xhekson, vulosën triumfin 0-4. Kjo ishte një nga humbjet më të thella për klubin shkodran.
Tabela e renditjes vijon të udhëhiqet nga Tirana, më pas në vendin e dytë Partizani dhe në të tretin Egnatia. Të kuqtë e Kolelës gjenden 5 pikë larg Tiranës, ndërsa duket se një ndeshje vendimtare për titullin do të jetë derbi i kryeqytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta