Rron Gjinovci: Reagimi i Albin Kurtit për aktakuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së skandaloz
Analisti Rron Gjinovci e konsideron “skandaloz” reagimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndaj aktakuzës së ish-udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Duke komentuar zhvillimet e fundit për Euronews Albania, së bashku me analistin Fitim Salihu, Gjinovci tha se Vetëvendosje ka mbajtur qasje kundër Gjykatës Speciale dhe nëse marrim parasysh se formimi dhe funksionimi i saj është sipas Kushtetutës së Kosovës “sulmi ndaj saj është shqetësues”.
“Ishte qëndrim skandaloz. Ka dy javë rresht që të gjitha partitë dhe politikanët janë duke e sulmuar Gjykatën Speciale, e cila është e parashikuar në Kushtetutë. S’e kuptoj se me çfarë të drejte i kanë dhënë vetes politikanët e Kosovës të sulmojnë pushtetin e tretë, atë të drejtësisë, e kuptoj nëse dikush do të dilte të thoshte se ‘nëse do të shohim që ka ndërhyrje politike ne do t’i ndihmojmë sepse është e rëndësishme, lufta e popullit të Kosovës…’ mirëpo të dalësh e të sulmosh institucionet e drejtësisë kosovare, sepse ato janë në Kushtetutën e Kosovës, në atë mënyrë sikurse ka bërë Albini [Kurti]… ai ka dhe përgjegjësi më të madhe sepse është partia fituese e zgjedhjeve të fundit, e më pas çfarë po bëjnë partitë e tjera, mediat… kjo është jashtëzakonisht shqetësuese sepse kjo na tregon se nuk po ekziston diferenca e nevojshme mosndërhyrja në drejtësi,” – u shpreh Rron Gjinovci.Përballë replikës se Kurti nuk e votoi ngritjen e Gjykatës Speciale dhe për rrjedhojë mund të ketë të drejtë në qasjen e tij, Gjinovci u përgjigj në mënyrë kategorike se ligji duhet respektuar “duam apo s’duam ne, pajtohemi apo s’pajtohemi ne me të”.
Fitim Salihu tha se reagimi i Albin Kurtit ishte i vonuar, ndërkohë që për qëndrimin e Gjinovcit ai tha se “Gjykata mund të jetë e ligjshme, por kjo nuk do të thotë se është e drejtë”.
“Deshëm apo s’deshëm bëhet fjalë për një ish-President, dy ish-kryeparlamentar, një ish-shef të grupit parlamentar të partisë më të madhe në Kuvend [Kadri Veseli, PDK],” – u shpreh Salihu duke theksuar se Vetëvendosje duhej të kishte një qëndrim më të shpejtë ndaj aktakuzave ndërsa për kritikat ndaj Gjykatës duhet të ishin më të matura.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Gjyqi në Hagë, Rron Gjionvci: Akuzat individuale, Fitim Salihu: Për luftën e UÇK-së
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk