Rrotullimi magjik “Tanoura”, Egjipti çel javën kulturore në Shqipëri
“Tanoura-n”, një vallëzim tradicional i Egjiptit çeli Javën Kulturore Egjiptiane në Shqipëri. Një valle e frymëzuar nga rrotullimi sufi solli një shfaqje plot magji duke krijuar një paraqitje hipnotizuese të lëvizjes, muzikës dhe shprehjes muzikore.
“Është një vallëzim tradicional mysliman, ku burri rrotullohet rreth vetes që të lidhet me Zotin. Ai përpiqet të largojë nga vetja të gjitha gjërat materiale dhe të lartësohet drejt Zotit, por në fund bie përtokë, se të gjithë njerëzit i përkasin tokës”, tha , Mahdy Emara, artist.
“Kjo javë kulture reflekton marrëdhëniet miqësore të rrënjosura thellë mes Egjiptit dhe Shqipërisë, të lidhura nga gjeografia, historia dhe kultura. Këtë vit ne jemi të lidhur edhe nga Alexandria dhe Tirana, pasi të dy qytetet janë kryqendra mesdhetare të kulturës dhe dialogut. Për këtë javë kemi zgjedhur tre aktivitete të veçanta”, tha Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri, Hassan Shawky.
Kjo javë do të sjellë një sërë aktivitetesh vallëzimi e arti performativ, kuzhinë autentike dhe kinematografi bashkëkohore.
“Kultura mes dy vendeve tona është e lidhur përmes historisë, por edhe gjeografisë, pasi na lidh Mesdheu. Kemi shumë gjëra të përbashkëta që na lidhin dhe shpresojmë do t’i prezantojmë përmes këtyre aktiviteteve”, shtoi Ambasadori Shawky.
Krahas këtyre aktiviteteve, publiku shqiptar mund të njihet edhe me kinemanë bashkëkohore egjiptiane përmes shfaqjes së dy filmave.
I pari, “The blue elephant” është një thriller psikologjik, i cili ka bërë jehonë në kinemanë arabe, ndërsa filmi tjetër, “Diamond dust” ka në qendër të tij një farmacist i cili vendos të hakmerret pasi zbulon vrasjen brutale të babait të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran