Rrufeja bie mbi kopshtin zoologjik, 13 të plagosur në Francë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Kopshtin Zoologjik La Barben, pranë Aix-en-Provence, në jug të Francës, ku 13 persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën pas një goditjeje të fortë nga rrufeja.
Incidenti ndodhi pak para orës 15:00, kur një stuhi e papritur goditi rajonin ndërsa në vendngjarje mbërritën forca të shumta zjarrfikëse dhe shërbime emergjente për të shpëtuar të plagosurit.
Sipas autoriteteve, dy nga të plagosurit ishin goditur direkt nga rrufeja, ndërsa të tjerët ishin lënduar nga pasojat e goditjes.
Ata u transportuan me urgjencë në spitale, ndërsa një nga viktimat raportohet të jetë në gjendje kritike.
Kopshti Zoologjik La Barben, i hapur në vitin 1971, është shtëpia e mbi 700 kafshëve nga 130 specie të ndryshme dhe është një destinacion i njohur turistik për vizitorët e zonës.
Incidenti ndodhi në një moment kur Franca ishte nën një alarm të verdhë për stuhitë e papritura që kishin përfshirë pjesë të mëdha të vendit.
Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Charlotte Pons, e përshkroi ngjarjen si “të paparashikueshme” dhe shtoi se nuk kishte asnjë parashikim moti që të paralajmëronte për këtë stuhi të fortë.
Moti kishte qenë i qetë dhe i bukur para se të niseshin re të zeza, që shpërthyen në një stuhi të papritur.
Për t’u kujdesur për stafin e kopshtit dhe të plagosurit, një njësi emergjente mjekësore-psikologjike do të ngrihet të enjten, për të ndihmuar personelin dhe të prekurit nga ky incident tragjik.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike
India nënshkruan marrëveshje me Francën për të blerë 26 avionë luftarakë Rafale
Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 10:44 Kina nis patrulla të reja në lindje të Tajvanit pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar
- 10:44 Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
- 10:37 Një tërmet i fortë godet Kilin, sa ishte magnituda?
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale